Është shpallur në kërkim, Agron Mahmuti, 49-vjeç pasi ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës, ku personi i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur asnjë nga minorenët.
https://www.priza.al/2022/07/05/30-vjecari-qelloi-me-arme-ne-drejtim-te-disa-femijeve-ne-shkoder-dalin-pamjet-nga-vendi-i-ngjarjes/