Kryepeshkopi rus Kirrill me deklaratë të rrallë: Jepni fund luftës në Ukrainë

Kryepeshkopi i rajonit perëndimor të Belgorodit të Rusisë Kirill ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “gjakderdhjes në tokën ukrainase”. Deklarata e tij është e rrallë  që bie ndesh me politikën e Kremlinit

Vërejtjet e tij, të raportuara në mediat ruse , pasuan një seri sulmesh raketore në qytetet ruse të Belgorod dhe Kursk në kufirin e Ukrainës, për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.

“Mbrëmë, raketa nga forcat e armatosura të Ukrainës goditën njerëzit e Belgorodit që flinin në zonat e banuara”, shkroi kryepeshkopi, në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kishës.

“Midis të vdekurve ishin banorë të rajonit të Kharkivit, të Ukrainës që erdhën për të kërkuar strehim nga lufta në Belgorodin paqësor.

“Ne bëjmë thirrje për një lutje të veçantë për t’i dhënë fund gjakderdhjes që po ndodh në tokën ukrainase, por që sot ka arritur edhe në shtëpitë tona”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *