Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Klaudio Çobaj e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup. Mësohet se shtetësia, Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.
50-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.
Ndërkohë, autori i kësaj vepre të rëndë është shpallur në kërkim nga policia.