Është arrestuar 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë në Fier.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Klaudio Çobaj pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme masakroi me thikë nënën e tij Donika Çobaj të cilës i ka shkaktuar plagë të shumta në qafë, bark dhe këmbë.
Ndër të tjera, mësohet se 30-vjeçari në momentin kur është arrestuar ndodhej në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion shtesë
Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.