Pacolli akuzohet për pastrim parash e bashkëpunim me krimin, reagon ish presidenti kosovar

Pas shkrimeve në disa media të Venezuelës që e akuzojnë sih presidentin Kosovar sit ë përfshirë në afera krruptive e bashkëpunim me krimin ka ardhur edhe reagimi I Behgjet Pacollit. Në një status në Facebook,  Behgjet Pacolli ka thënë “qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm”.

Një natë më parë ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si i përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar

Lidhur me raportimin ai shprehet “Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush””.

Pacolli tha se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ministër i Jashtëm

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *