Është zbardhur ngjarja në Fier, ku një 30-vjeçar masakroi me thikë nënën e tij.
Burime për median bëjnë me dije se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë, fakti se shtetasi Klaudio Çobaj i ka kërkuar lekë nënës së tij, Donikës.Mësohet se debati ka agravuar pasi nëna e tij ka refuzuar t’ia japë lekët, ku më pas Klaudio në gjendje të dehur e ka goditur me thikë disa herë.
Ndërkohë i riu është arrestuar, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
https://www.priza.al/2022/07/05/detaje-djali-e-masakroi-me-thike-disa-here-ne-qafe-e-bark-50-vjecarja-ne-fier-ne-gjendje-te-rende/