Merr flakë banesa në Vlorë, brenda jetonte një i moshuar (Emri)

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Vlorë.

Burime për median bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati, në pronësi të shtetasit Tare Sejdiut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rilindja’, ku se fatmirësisht me ndërhyrjen e zjarrfikësve i moshuar i cili ndodhej në banesë është shpëtuar.

Ndërkohë, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht kuzhina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *