Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 4 korrikut e ka bërë të detyrueshme që lokalet duhet t’u shërbejnë klientëve ujin e rubinetit falas. Por cfarë ndodh nëse lokalet nuk furnizohen nga ujësjellësi public. Qeveria e Albin Kurtit e ka gjetur edhe zgjidhjen për këtë rast.
Sipas vendimit të Qeverisë të publikuar në faqen zyrtare, në rastet kur në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet të furnizohet nga ujii puseve, rezervuarëve apo rrjeti i cili nuk menaxhohet prej Kompanive Rajonale të Ujit, pronari i biznesit obligohet që të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajisjet me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKPSHP’ja.
Baret e Restorantete detyrohen të hartojnë dhe zbatojnë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit për Cilësinë e Destinuar për Konsum Njerëzor;
Subjektete detyrohen të pajisetnme certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombétar për Shëndetësi Publike dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, thuhet në vendim
Modeli I zgjedhur nga qeveria e Kurtit është I huazuar nga Greqia. Në baret dhe restorantete greke e para që të serviret pa marë ende porosinë nga klienti është një shishe me ujë në tavolinë.