Detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja në Fier, ku djali plagosi me thikë nënën e tij Donika Çobajn.
Burime për median bëjnë me dije se 50-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar ‘kthetrave’ të birit, por ai e ka qëlluar sërish me thikë duke mos pasur mëshirë.
Një prej dëshmitarëve okular, Artur Shehu ka rrëfyer se ka parë Klaudio Çobajn duke goditur nënën e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë.
“Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare. Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën. Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital”, tregon ai.