Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Radhimë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person ku motiv kishte administrimin e plazhit.
Burime për median bëjën me dije se pronar i plazhit ka qenë shtetasi Eduard Kondi, i cili qëlloi me armë zjarri vëllain e tij. Mësohet se vëllai i Eduardit, Benjamin Kondi kishte ardhur nga Anglia dhe ditën e parë kishte shkuar në plazh në lokal për të konsumuar diçka.
Po ashtu Benjamini sërish ka shkuar edhe ditën tjetër, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “Çfarë do këtu që ke ardhur”.
Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here dhe më pas është larguar me vrap. Ndërkohë autori u arrestua disa orë më vonë në një shtëpi në Vlorë.