I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi rezultonte i shpallur në kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi me iniciale L.R., një vit më parë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit, ku dhe ka marrë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Over”. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Over”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

L.R., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *