Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pylli dhe shkurresh në Krastë të Lezhës. Flakët deri më tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe po avancon me shpejtësi, duke favorizuar nga era dhe përhapur më shumë.
Sipas zjarrfikësve dyshohet se shkaku i këtij zjarri masiv është i qëllimshëm pasi janë disa vatra.
Bëhet e ditur se dy grupe te forcave zjarrfikëse të Krujës janë në terren duke u përpjekur të lokalizojnë flakët. Mbetet mjaftë e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesë së rrugës ndërhyrja nga mjetet zjarrfikëse.