Chelsea është bërë me pronarë të rinj, pas largimit të Roman Abramovich. Organizmat drejtuese të reja në klub po marrin situatën në dorë, teksa po i japin rëndësinë e merituar çdo lojtari.
Pasi dha dakordësinë për të lejuar Romelu Lukakun për të kaluar në formë huazimi te Interi, pronari Tod Bohli është gati të marrë në dorë edhe çështjen e Armando Brojës. Bohli, sipas asaj që shkruan Evening Standard, ka planifikuar këtë javë një takim me sulmuesin shqiptar. Në tryezë padiskutim që do flitet për të ardhmen e lojtarit kuqezi, e cila akoma është e paqartë.
Armando Broja luajti si i huazuar te Southampton, ndërsa në përfundim të sezonit u detyrua të kthehej te Chelsea.