“Shqetësuese, rritja e përdoruesve dhe hyrja e drogërave sintetike”! Ekpertët: Çojnë në fatalitete

Konsumimi i lëndëve narkotike në vendin tonë është në rritje. Ekspertët nga Instituti i Policisë Shkencore, pohojnë se mund të kemi raste 200 deri në 300 raste me kokainë nga fillimi i vitit deri më tani. Shqetësuese, sipas tyre është rritja e numrit të përdoruesve. Shpërndarja e ekstazisë së fundi është kthyer në një problem serioz, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe me përdorues grupmoshat e reja.

“Shqetësim janë dhe konstatimet që kemi bërë këtë vit për hyrjen dhe përdorimin e drogërave sintetike. Janë të rrezikshme dhe çojnë deri në fatalitete. Është një kanabis sintetik, MDMB shmika, drogë sintetike e prodhuar në laboratorë klandestinë, me të cilën sprucohen gjethe të zakonshme bimore, në rastin konkret gjethes bonsai dhe në gjuhën e rrugës kjo lloj droge njihet me emrin bonsai, dhe e blen duke ditur se është kanabis i fortë. Ndërkohë, ai është mjaft i rrezikshëm”, shprehet ekspertja Ardiana Hoxha.

Ndërkohë në laboratorin kimik në institutin e policisë shkencore përpunohen qindra prova që policia i përcjell në formën e drogave të vogla të drogës të sekuestuara përdoruesve, në formën e bimëve të asgjësuara në parcela, apo në trajta të tjera që kërkojnë ekspertizën e kimistëve. Pa harruar të përmendin se policia e Tiranës kryeson me kërkesat për ekzaminim të sasive me drogë për përdoruesit, për shumë qytete të tjera nga jugu dhe veriu vijohet të ndërrohen rrënjë kanabis sativa. Por edhe kokaina është kthyer në një konkurrente të hashashit në fushën e përdorimit

“Në rastin konkret kishte një pluhur të dyshuar si heroinë  por testi i ngjyrës dhe analiza e tregoi për paracetamol kafeinë. Ne bëjmë testin e ngjyrës që në këtë rast mund të jetë kokainë apo lidokainë”, shprehet ekspertja kimike, Erida Nallbani.

“Problemi nis prej kohës së kërpit në 2005 që u mboll në Shkodër dhe në aty nisëm të implementojmë kontrollin kimik që të përcaktohet sasia. Na duhet ta hapim që të bëjmë peshimin dhe ekzaminimin që kërkon policia. 90% e rasteve është kanabis”, shprehet një tjetër eksperte kimiste, Artemida Kociraj./topchannel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *