Putin po e përdor energjinë si armë kundër BE. Deklarata është bërë gjatë një seance në Parlamentin Europian ku presidenca çeke po paraqit prioritetet e kryesimit 6-mujor të presidencës së BE. Sipas Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der LEYEN Putin po I bën presion BE-së duke mbyllur furnizimin me gaz.
Shefja e BE-së Ursula von der Leyen thotë se blloku duhet të përgatitet për një ‘frenim të plotë’ të gazit rus.
Shumë shtete në Union po e vuajnë këtë tha ajo ndaj duhet të gjejmë sa më shpejt burime të tjera alternative.
Ju kujtoj kohën e Covid tha Ursula von der LEYEN duke kërkuar që të gjitha vendet e BE të kenë një unitet dhe solidaritet dhe që secili nga ne tha ajo të prnaoj furnizimin me gaz për ato vende që kanë më shumë nevojë.
Ursula von der LEYEN falënderoi Çekinë dhe familjet që po hapin shtëpitë për familjet ukrainase dhe kjo është e pabesueshme .
Kryeministri Çek tha se prioritete e presidencës së tij do të jenë, mbështetja politike dhe ushtarake për Ukrainën, rindërtimi I Ukrainës pas luftës, sigurimi I energjisë, forcimi ndaj luftës kibernetike dhe ekonomia europiane