Ishte vendi pritës por Zvicra i thotë jo BE-së: Nuk i sekuestrojmë fondet e ngrira ruse

 

Në konferencën për shtyp, presidenti zviceran nënvizoi shqetësimin serioz të disa liderëve se konfiskimi i propozuar i aseteve ruse përbën një precedent të rrezikshëm dhe kërkon justifikim të veçantë ligjor.

Planet e Ukrainës për të kapur deri në 500 miliardë dollarë asete të ngrira ruse, për të financuar rimëkëmbjen e vendit, kanë hasur në rezistencë të fortë nga Zvicra, mikpritëse e një konference ndërkombëtare dy-ditore mbi rimëkëmbjen e Ukrainës, raporton Guardian.

Presidenti zviceran Ignacio Cassis braktisi këtë plan, duke thënë se mbrojtja e të drejtave pronësore është baza e demokracisë liberale, sipas gazetës britanike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *