Në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është duke u mbajtur këtë të mërkurë, seanca e dytë dëgjimore dëgjimore me një grup inxhinierësh të cilët kundërshtojnë projektligjin e propozuar nga deputetja Luljeta Bozo, ku kërkohet ngritja e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.
Një prej inxhiniereve të pranishme në këtë seancë, pohon se ky projektligj rrezikon humbjen e licencave.
Sipas saj ata nuk ndihen të përfaqësuar, ku dhe ka kërkuar që gjykimi të bëhet me transparencë.
“Vini dorën në zemër, gjykoni me transparencë dhe vendosini si është e vërteta. Për ne jeni njësoj, jeni ata që keni fatin tonë në dorë, ju lutem thoni jo këtij projektligji dhe inxhinierët do t’u jenë mirënjohës gjithmonë. Ky projektligj nuk na përfaqëson ky projektligj. Pse? Mënyra si është ndërtuar nga grupi nismëtar nga 11 shoqatash, i japin vetes të drejtën të marrim përsipër të gjithë aktivitetin e shkëputjes së ligjit mbi profesionin e inxhinierit nga organet shtetërore në duar te këtij grupi. Që këtu kuptohet që përfaqësia nuk është e përbërë nga grup inxhinierësh, pra ne nuk jemi aty”, tha ajo.