Në të shumtën e rasteve ka ndodhur që grabitësit të kenë marrë të gjitha masat, dhe mos të lënë gjurmë. Por ndodh edhe krejt e kundërta, që ata jo vetëm të mos grabisin gjë, por edhe të pësojnë dëme shëndetësore.
Videoja në fjalë e cila qarkullon në mediat e huaja, tregon dështimin e tre hajdutëve. Pamjet tregojnë një klient duke mbushur makinën e tij në një pikë karburanti, kur i afrohet një furgon i bardhë.
Furgoni parkon afër makinës së tij me shpejtësi, dhe tre burra me kapuç hidhen drejt tij për ta sulmuar. Furgoni fillon të tërhiqet ndërsa spërkatet me benzinë, dhe tre burrat me kapuç largohen në përpjekje për të shpëtuar. Pamjet mendohet se janë filmuar në Kili.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati: Priza.al