Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, vlerësoi se shqyrtimi i propozimit francez kërkon më shumë kohë dhe se nuk do të mbështesë një propozim për të cilin nuk ka konsensus më të gjerë partiak.
“Sugjerimi im është që të zgjatet i gjithë procesi, të caktohet seanca plenare pas miratimit të ribalancit, që të ketë dhjetë ditë për një diskutim serioz. Për të parë të gjitha argumentet, për të parë se çfarë pikëpamjesh kanë partitë dhe për të nxjerrë konkluzione që do të kenë mbështetje më të gjerë në parlament.
Nëse kemi një proces mbivotimi, unë nuk do të votoj për një përfundim të tillë që nuk do të miratohet me një konsensus të gjerë”, tha Trajanov