KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha: Ka arritur nivel të besueshëm në tre kriteret e rivlerësimit

Gjyqtari i Tiranës Gerd Hoxha ka kaluar edhe fazën e dytë të vetingut, pasi kaloi fazën e parë në 3 qershor të këtij viti.

Këshilli i Posaçëm i Apelimit deklaroi se gjyqtari Hoxha, ka arritur nivel të besueshëm në tre kriteret e rivlerësimit dhe nuk cenuar besueshmërinë tek sistemi gjyqësor. Gjithashtu KPA ka theksuar se vendimi i Këshillit të Posaçëm të Kualifikimit është i drejtë dhe duhet lënë në fuqi.

Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 393, datë 03.06.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 393, datë 03.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Gerd Hoxha.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *