Humb durimin Serbia, përgjigje BE-së: As nuk e njohim Kosovën e as nuk vendosim sanksione për Rusinë

Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin ka reaguar sot ndaj rezolutës për Serbinë të miratuar nga Parlamenti Evropian. Në njoftimin që do e publikojmë të plotë thuhet se Serbia as nuk do e njohë Kosovën e as nuk do vendosë sanksione ngdaj Rusisë.

Njoftimin i plotë dhe pa ndryshime.

Ne do të jemi shtet dhe nuk do të bëhemi pjesë e histerisë antiruse, ashtu siç nuk do ta njohim të ashtuquajturën Kosovë. Edhe sikur të përmbushim gjithçka që na kërkojnë hipokritët nga Bashkimi Evropian, a mund të na garantojë kush se shantazhi ka mbaruar, a mund të na garantojë kush se kërkesa e radhës nuk është anulimi i Republikës Srpska apo sa do të presim para se të jemi? Kërkoi që të vendosim jetën e ushtarëve serbë në luftën me Rusinë në altarin e vlerave evropiane. E vetmja gjë që Bashkimi Evropian mund t’i kërkojë Serbisë është që Serbia t’i përmbahet vazhdimisht të drejtës ndërkombëtare, është turp që Parlamenti Evropian nuk e ka kërkuar nga vetja”, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *