Zjarri përfshin banesën në Pogradec, nuk ka dëme në njerëz

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Rëmenj të Pogradecit, dhe më pas është vënë në kontroll nga zjarrëfikësja.

Policia e Pogradecit në një njoftim zyrtar, ka deklaruar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *