Ambasadorja suedeze reagon pas kërkesës së PS për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin në NATO: Faleminderit Shqipëri

Partia Socialiste me firmën e 28 deputetëve, ka kërkuar ditën e sotme që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e nesërme.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, e cila ka komentuar në postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrjetin social facebook.

“Faleminderit shumë Shqipëri. Ne jemi NATO”, shkruan ambasadorja Håstad në shënimin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *