Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht gjatë ditës së sotme në njësinë administrative Orosh të Mirditës.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.