Kreu i PD Sali Berisha deklaroi përballë gazetarëve përpara Parlamentit, komentoi protestën që do të mbahet pasditen e sotme ku i ka bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
Kryedemokrati tha se protesta e ditës së sotme, inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti.
“Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kure realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha.