Rusët kthehen sërish në ishullin e gjarpërinjve…e bombardojnë

This image from Maxar Technologies shows an overview of Snake Island, in the Black Sea, on Thursday June 30, 2022. (Satellite image ©2022 Maxar Technologies via AP)

Sot në mëngjes, forcat ruse qëlluan me raketa ishullin e gjarpërinjve në veriperëndim të Detit të Zi, nga i cili u tërhoqën në fillim të kësaj jave, dhe qytetin e afërt të Odesës, sipas zëdhënësit të administratës ushtarake të Odesës, Serhiy Bratchuk.

Ai deklaroi se dy raketa shkaktuan “dëm të konsiderueshëm” në skelë në ishull, transmeton Guardian.

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar këtë sulm duke thënë se një avion luftarak rus sulmoi gjatë natës ishullin e gjarpërinjve të Ukrainës në Detin e Zi.

 

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andrey Yermak, ka postuar në Telegram një video të tre ushtarëve duke ngritur një flamur të madh ukrainas në ishull, nga i cili forcat ruse u tërhoqën më 30 qershor, raporton Reuters.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *