Debatet mbi rezolutën e Srebenicës, Tabaku i kërkon falje ambasadorit të Bosnje-Hercegovinës në Kuvend

Deputetja e PD Jorida Tabaku i ka kërkuar falje për debatet në Kuvend, ambasadorit të Bosnje-Hercegovinës, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Tabaku tha se Parlamenti nuk doli mbi palët.

Tabaku:

Unë dua që ti kërkoj ndjesë ambasadorit të Bosnjes, që qëlloi në këtë skemë të shëmtuar, ku Parlamenti nuk doli mbi palët. Kam edhe unë shume gjera për të thënë për qeverisjen, por të dëgjosh për dënimin e gjenocidit serb në Srebenicë, dhe më pas një logore fjalësh, është e papranueshme. Në emër të grupit parlamentar të PD, ju kërkoj falje zoti ambasador.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *