Akuzat e opozitës, Ahmetaj thumbon Berishën: Është krim të thyesh embargon dhe të ndihmosh luftën e Milosheviçit

Duket se rezoluta e Srebrenicës është kthyer në objekt debati dhe akuzash mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë fjalës së tij zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i doli në mbrojtje deklaratës së Ballës, ndërsa akuzoi opozitën se në kohën kur drejtonte Berisha, Shqipëria theu embargon dhe furnizoi me armë dhe karburant Serbinë.

“Po diskutojmë për një çështje me rëndës, por e dëgjoj se deputetët e opozitës kërkojnë shkas për të folur dhe gjejnë pretekst. Zoti Balla nuk shprehu asnjë fjalë fyese për askënd. Por iu referua një ngjarje, një të vërtetë që është në dokumentet e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria në atë kohë u cilësua si vendi që ka thyer embargon. janë eksportuar nga Shqipëria 1,.7 mln ton naftë. Vetëm në 94-në kanë qenë 4,2 mln lekë akcizë. Kuptojeni se ça i keni bërë makinës së luftës së Millosheviçit. Të thyesh embargon dhe të ndihmosh luftën nuk është krim? Nëse mungon ndonjë gjë rezolutës, hajde i shtojmë, por ju thatë që të ngrihemi mbi palët.”, tha Ahmetaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *