Interpelanca për rrugën e Arbrit/ Mziu: Kjo rrugë mbetet ëndërr. Balluku i përgjigjet: Ne ëndrrat tuaja i kthejmë në realitet

Deputeti i PD Xhelal Mziu në interpelancën e kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku për ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, tha se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit dhe se sipas tij nuk i plotëson standardet. Gjithashtu ai tha se kjo rrugë mbetet ëndërr për dibranët.

“19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose të ministrave për fillimin apo mbarimin e punimeve, por rruga ka ngelur rrugëve. Me rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje…Rruga e parë me PPP që do bëhej do të ishte rruga  e Arbrit dhe të ishte hapi i parë i kësaj qeveria me shpikjen e PPP. Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr për dibranët, bulqizakët sepse as gjysma e asaj rrugë nuk është mbaruar…Ajo nuk plotëson edhe kriteret e lidhjes me një qytet. Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por u shty dhe në çdo palë zgjedhje shkonin për të parë punimet…”, theksoi ai.

Nga ana e saj ministrja Balluku iu përgjigj Mziut, duke i thënë se ai nuk e kishtë kërkuar ndërtimin e rrugës partisë së rij në kohën që ajo ishte në pushtet. Po ashtu Balluku tha se rruga i ndryshoi jetën qytetarëve të Dibrës.

“U tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme. Por nëse kjo është kaq e rëndësishme se kuptoj përse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkëpartiakët e tij ta bënin këtë rrugë. Kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë. Tani flet për vende punë, ndërkohë që përfaqëson Dibrën. Unë kohet e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *