Kriza në Gb, ironia e Moskës: Miqtë më të mirë të Kievit po largohen. Tani kush e ka radhën?

Moska nuk e ka kursyer sarkazmën me rastin e ikjes së kryeministrit britanik Boris Johnson. Mesazhi i Zëvendës Presidentit të Këshillit të Sigurisë Ruse Medvedev në rrjetet sociale shkruaji se: “Tani presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe shtetet baltike”

“Ne shpresojmë që njerëzit që janë më profesionistë dhe të aftë të marrin vendime përmes dialogut një ditë do të vijnë në pushtet në Britani .” Kështu zëdhënësi I Kremlini, Dmitri Peskov, me ironi iu përgjigj një pyetjeje për krizën dhe dorëheqjen e Boris Johnson. Zëvendëspresidenti aktual i Këshillit të Sigurimit rus foli gjithashtu për këtë çështje,Dmitri Medvedev: “Miqtë më të mirë të Ukrainës” po largohen. “Fitorja” është në rrezik!”, tha ai me sarkazëm.

“I pari u largua…”, thuhet në postimin e Medvedev, i cili e përkufizon krizën si “rezultat logjik i arrogancës britanike dhe politikës mediokre. Sidomos në skenën ndërkombëtare”. Mesazhi përfundon me një “PS Presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe shtetet baltike”, e mbyll ai postimin e ndjekur nga një buzëqeshje  në lot.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *