Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir në Himarë

Dy persona janë arrestuar në Himarë, pasi Kultivonin bimë kanabisi.

Shtetasit me iniciale A. Sh., 63 vjeç dhe Xh. Sh., 25 vjeç akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

-Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *