4 leje drejtimi janë pezulluar në Korçë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Sakaq janë proceduar administrativisht 879 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 879 drejtues mjetesh? Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 320 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë. 23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 172 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 144 për parakalim të gabuar. Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë vendosur 199 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor. Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.