Protesta e 7 korrikut/ Nisen drejt kryeqytetit rreth 2000 qytetarë dibranë, ‘turmës’ i bashkohen edhe demokratë nga rrethet e tjera

Një numër i madh qytetarësh pritet t’i bashkohen protestës së sotme të thirrur nga thirrur nga Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë.

Burime për median bëjnë me dije se rreth 2000 qytetarë janë nisur nga Dibra drejt kryeqytetit, për t’ju bashkuar protestës e cila do të mbahet para Kryeministrisë si formë përballje politike në vend. Ndërkohë të tjerë qytetarë nga Burreli, Klosi, Bulqiza e Peshkopia e Berati janë nisur pasditen e sotme drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita në orën 19:00.

Organizimi dhe grumbullimi i demokratëve në të gjithë qarkun e Beratit është bërë nga të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike në qytetet: Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.

Protestuesit janë nisur drejt Tiranës me mjete private, ku vetëm nga dega e PD-së Berat janë nisur 120 automjete të konfirmuara nga strukturat. Në rang qarku, drejt protestës në Tiranë janë nisur rreth 1350 protestues nga Berati,350 nga Kuçova,260 nga Dimali,220 nga Poliçani dhe 120 nga Skrapari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *