Veliaj për protestën e PD: Mezi e pres, ia dhashë lejen në sekondë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të organizuar nga opozita.

Veliaj tha se nuk lejen për protestën e ka dhënë menjëherë, pasi sipas tij kjo e fundit mundëson për të freskuar kujtesën politike. Sakaq shtoi se Tirana ka nevojë që të kujtojë se nga çfarë kemi shpëtuar.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu.

Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *