Patriot dhe Vullnet Rexhmati kontrabandojnë miliona euro, Krimi Ekonomik arreston kambistin

Një sasi parash e papërfillshme është kapur ditën e sotme nga Hetimi i Krimit Ekonomiko-Financiar. Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ushtronte, në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat 56-vjeçari dyshohet se i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.
Për këtë person dhe shumën që posedonte, gati e papërfillshme, u vendos në lëvizje një seksion i tërë i specialistëve për hetim. Ndërsa për rastin e “Pati Travel”, që nëpërmjet autobusëve 2-katësh sjell në shqipëri miliona euro nga Britania e Madhe dhe vendet e Beneluksit, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë aksion.

Faktikisht, në ligj e kanë të specifikuar se indicien për të nisur një hetim mund ta marrin edhe nga media. Por kjo nuk do të ishte e nevojshme në rastin e “Pati Travel”, të Patriot dhe Vullnet Rexhmatit. Mjafton që Policia e Shtetit shqiptar të shkëmbejë informacion me kolegët e vet në Serbi.


Por si ka mundësi që institucionet ende nuk reagojnë, edhe kur ujkun me gjithë gjurmë e kanë përpara?Përmes dëshmitarit, që dikur ka qenë pjesë e stafit të agjencisë “Pati Travel”, kemi marrë informacione se në disa prej autobusëve të kësaj kompanie ka ndarje të veçanta për fshehjen e sasive monetare, të cilat ka rrugë që kapin dhe shifrën e 1 milion eurove.
Edhe pse pronarët e mohojnë ekzistencën e këtij trafiku dhe vetë faktin se 100.000 euro janë kapur, Krimi Ekonomik Financiar nuk ka reaguar.
Ku janë institucionet, ndërkohë që mediat serbe dhe shqiptare kanë vënë kambanën e alarmit me fakte të dokumentuara!

Priza.al do ta ndjekë këtë rast, duke i adresuar një email zyrtar institucioneve të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, për t’i pyetur nëse kanë dijeni apo jo për faktin që kompania “Pati Travel” është e akuzuar publikisht si kompani që sjell miliona euro cash në vendin tonë.
Çështja “Toyota Yaris” mori vëmendjen e të gjithë opinionit publik dhe instancave të drejtësisë për vetëm 3,4 milionë euro të gjetur në portin e Durrësit, më 24 qershor 2018.
Të kujt janë dhe ku shkojnë miliona euro, që “Pati Travel” sjell në Shqipëri? /Priza.al

 *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *