Duma e ka deklaruar më herët se do të dilte të protestonte në emër të të gjithë shqiptarëve.
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike. E veshur e gjitha me të zeza, Duma shihet pranë Kuvendit të Shqipërisë. Duma e ka deklaruar më herët se do të dilte të protestonte në emër të të gjithë shqiptarëve.
Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa.
Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00./dosja.al