Një qytetar nga Lisi i Burrelit që mori pjesë në proestë akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë të vendit.
“Arsyet tona pse protestojmë sot janë shumë të forta. Besuam se do bënte ndonjë ndryshim ky Edi Rama, por s’ka bërë asgjë. I futi ministrat e vet në burg, Saimir Tahirin me shokë. I detyroi Rama që të mbillnin drogë. Bujqësinë e lanë pas dore. Po arrestojnë policët pse nuk keni parë parcelat e drogës. Policia është e frikësuar. Policët s’kanë marrë dietat. Shëndetësia falas thotë, spitalet janë përtokë.
I ka bërë tunelet me polisterol që mos të marrë beton. E bëri tunelin e Rrugës së Arbrit me polisterol. Kërkon buxhet shtesë se kanë ndryshuar çmimet. Të çohen njerëzit të gjithë. U ka hequr ustallarëve mistrinë. Me mistri e lopata do çohemi të gjithë. Sali Berisha do e prijë përpara popullin”, tha protestuesi.