Protesta e PD, analisti i njohur: Berisha pranoi si armik Ramën, kjo ishte risi

Analisti Artur Zheji tha ka komentuar protestën e sotme, e thirrur nga PD.

Zheji tha se protesta e opozitës ishte masive dhe mbinjerëzore.

Sakaq shtoi se risia e protestës ishte vetëm fakti se Berisha pranoi se Ramën e ka armik.

“Pjesëmarrja duket e madhe. Pa diskutim që akumulimi i zhgënjimit është i madh dhe në këtë rast thirrja për një protestë bën që të guvergojnë shumë interesa apo shumë individë. Ishte një protestë serioze, sa i përket numrave. Sa i përket temperaturës së lartë, doktori tha që zjarri nga brenda ishte më i madh se zjarri nga jashtë, dhe fitoi zjarri nga brenda. Ata u mundën të ngrohtin, bënë një sakrificë mbinjerëzore.

Ishte shumë masive, shumë e madhe, Rama iku nga frika. Më e rëndësishmja ishte se Berisha i tha Ramës që “ti je armiku im”. M’u kujtua Basha, kur tha në një protestë që “Rama nuk është armiku im”. Kjo ishte risia në protestën e sotme”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *