“Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi!” Rudina tregon si e ‘ka njohur’ të bijën me Azem Hajdarin

Rudina Hajdari i ka prezantuar tashmë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me vajzën e saj Sihana.

Por ditën e sotme ajo është shfaqur për herë të parë me të bijën në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.

Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.

“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi.Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina.Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”

Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- u përgjigj Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.

Rudina ka treguar se është një nënë e rreptë dhe ‘pengu’ i saj është se nuk kalon shumë kohë me të bijën. “Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen”./panoramaplus

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *