Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka komentuar protestën e sotme, ku dhe ka shpjeguar 6 arsyet e forta se pse Berisha i the kryeministrit Edi Ramës armik.
Bumçi tha se e para dhe më kryesorja është shkatërrimi i zgjedhje, duke e cilësuar kryeministrin si armik të demokracisë dhe qytetarëve.
“Do e nis me shprehjen “Je armiku im”, Pse i shkon fjala armik Ramës? Kjo nuk është emocionale, por ka 6 arsye madhore. Është shkatërrimi i zgjedhjes. Nga viti 2001 kanë qenë socialistët në pushtet jo demokratët, Shqipëria hyri në një rend demokratik, sot Shqipëria është në monizëm, që nuk e kemi parë se ka pasur ekuilibër pushtetesh. E treta kriminalizimi vendit, port hyrëse e kokainës dhe kanabisit.
E katërta, largimi i shqiptarëve me ritëm si sirianët dhe afganët. E pesta është në krah të Vuçiç dhe është armiqësuar me Kosovën. E gjashta nuk ka periudhë tjetër mbyllur dera e Evropës na është mbyllur me kushte turpëruese. Ky njeri absolutisht është armik i demokracisë dhe qytetarëve. Protesta është rruga, jo për të ardhur në pushtet, se në pushtet do vijmë me zgjedhje ne”, tha ai.