Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ju bashkua protestës së djeshme.
Në një deklaratë për mediat, Topalli ka pohuar se PD do të mund të jetë sërish një alternativë qeverisëse.
Sakaq shtoi se politika do të duhet të mendojë me dhembshuri për qytetarët.
“Berisha ia arriti që të krijonte frymë, ka mbledhur kaq shumë njerëz. Besoj se PD që ia doli në kapitullin e saj më të vështirë të këtyre viteve, do t’ia dalë që të jetë sërish një alternativë qeverisëse. Ne duhet ti kuptojmë njerëzit në të gjithë dhimbjen e tyre, ka mundësi me pak dhembshuri me bërë gjithsecili prej nesh më shumë”, tha ajo.