“Ukrainasit nuk janë gati të heqin dorë nga toka e tyre, të pranojnë që këto territore i përkasin Rusisë. Kjo është toka jonë”, tha presidenti i Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territori në këmbim të paqes me Rusinë.
Zelensky i tha CNN se Ukraina nuk dëshiron t’i lëshojë asnjë territor Rusisë dhe vuri në dukje se lëshimet territoriale nuk do të jenë pjesë e negociatave diplomatike për t’i dhënë fund luftës.