Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ishte e bërë vetë, sipas raportimeve.
Ajo ishte një armë gjahu që ishte bërë në kushte shtëpie. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari po tentonte të vriste ish-kryeministrin, Shinzo Abe, duke qëlluar me një “pajisje të ngjashme me armë”.
Ish-Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar dy herë me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në qytetin Nara. E shtëna e dytë e ka goditur në shpinë, duke e rrëzuar përtoke.
Një gazetar japonez ka publikuar në Twitter, pamje para sulmit.
Në video shihet qartë ku ka qëndruar autori para se të qëllonte mbi ish kryeministrin japonez.
Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Tëitter se 67-vjeçari Abe ishte në gjendje arresti kardiopulmonar. Ky term përdoret shpesh në Japoni përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.
Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale në Nara.