Ylli i kinematografisë zbuloi se ai vuante nga një çrregullim i rëndë neurologjik që në vitin 2013, por me kalimin e viteve situata është përkeqësuar.
Ai nuk i njeh më fytyrat e njerëzve, madje as të afërmve. Sëmundja u zbulua në vitin 2013 por me kalimin e viteve sëmundja është përkeqësuar. Siç rrëfen ylli për “GQ” bëhet fjalë për prosopagnosia, edhe pse asnjë mjek nuk e ka diagnostikuar ndonjëherë.
“Askush nuk më beson! Dua të takoj një person tjetër që vuan nga kjo”, tha ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, duke rrëfyer se kishte frikë se në të kaluarën kishte lënë përshtypjen e “shkëputjes” për shkak të sëmundjes së tij.
Pitt pretendon se ka qenë i sëmurë që nga viti 2103, kjo është arsyeja pse ai e ka kaluar shumicën e kohës brenda për vite me rradhë. Edhe Brad e ka lënë duhanin ndërkohë: “Unë nuk kam aftësinë të pi duhan vetëm një ose dy në ditë. Nuk është pjesë e mënyrës sime të të qenurit. Për mua është gjithçka ose asgjë. “kam humbur privilegjet e mia”, ka thënë ai.