Një bandë e trafikur të drograve është shkatërruar në Greqi. 43 Oficerët e policisë nga Athina, në bashkëpunim me oficerët e portit, vunë në gjurmët e organizatës kriminale, ndoqën disa anëtarë të saj në udhëtimet e tyre bregdetare në ishullin kozmopolit, “dëgjuan” bisedat e tyre në telefon dhe vendosën të ndërhyjnë.
Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh, të udhëhequr nga një shqiptar, i dënuar edhe më herët për drogë.
Sipas mediave greke kanë rënë në pranga 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët trafikonin drogën në ishillun e njohur Mikonos.
Sakaq, janë sekuestruar 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.Banda u shkatërrua pas një hetimi të plotë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.