Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Mbrëmjen e sotme në Delvinë, një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit. Eduart Beqiraj, 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.

54-vjeçari ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar efektivin të ndërmarrë këtë akt, ndërsa burime bëjnë me dije për ABC se jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *