Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare u mbyt në liqenin e Viterbos të Italisë. Ai u mbyt para shokëve të tij.
Një mik i tij, ka thënë se kur pa që i riu nuk po dilte u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses. Më pas u desh ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë.
Tashmë do të jenë autoritetet italiane që duhet të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të përcaktojnë dinamikën e saj.