Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada i shpreh urimet më të mira besimtarëve dhe shprehet se kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak.”