U arrestuan dy ditë më parë, jepet masa e sigurisë për autorët e masakrës së Çoles

Janë njohur me masën e sigurisë dy të ndaluarit Ani Begaj dhe kushëriri i tij Elton Begaj, u arrestuan 2 ditë më parë nga policia e Vlorës. Begaj dhe kushëriri i tij  ishin të shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ku humbën jetën 3 të rinj.

Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për dy të arrestuarit, të cilët u prangosën në kuadër të operacionit “Chasing,.”

Për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg me dënim të formës së prerë, është njohur me dënimin e tij.

Seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati 1 orë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *