Goditi me thikë nënën e tij, Gjykata e Fierit lë në burg 30-vjeçarin

Është lënë në burg nga Gjykata  e Fierit 30-vjeçari që plagosi me thikë nënën e tij në banesën e tyre në Dukat  të Patosit më 5 korrik.

Gjykata e  kryesuar nga Taulant Banushi në këtë çështje ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari për arrest në burg të autorit.

Klodian Çobaj ka  goditur disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Donika Çobaj  ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *